‘Lëpirës Lushnje!’ Debat i ashpër mes Kejvinës dhe Ronaldos: Je non-grata

Në një foto të postuar së fundmi nga Luiz Ejlli, ajo çka mori vëmendje ishin komentet e Kejvina Kthellës, me të cilën ai pati një debat të ashpër gjatë qëndrimit në BBV.

“O Luiz, o yll! Aman një foto bashkë, të lutem” ; “Këtë bluzën dua, ma nis me post.”- ishin komentet e saj që morën shumë replika nga ndjekësit, por edhe nga Ronaldo Sharka.

Fillimosht moderatori i shkroi modeles “Shko moj lëpirëse, le nam duke u lëpirë për pak follow”, ndërsa Kejvina i është përgjigjur me: “Ik o lëpirës i keq”. Më pas debati mes tyre vazhdoi më tej.

Nuk dimë të themi se çfarë ndodhi mes tyre, por deri në këto momente interesant është fakti që ndiqen me njëri-tjetrin. Mos është e gjitha një lojë?