Ledri Vula së fundmi organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët pasi publikoi albumin e tij më të ri të titulluar “1 G.O.A.T për ty”.
Gjatë eventit, Ledrit iu drejtua një ndër pyetjet që marrin më shpesh personazhet e njohur kohët e fundit. A do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 3”?
Ai tregoi se do e kishte të lehtë të qëndronte në shtëpi por të bënte intriga nuk janë pjesë e tij.
“Se di, ndoshta do më donin shumë, ose s’do më donin hiç. Të tregoj të drejtën në BB do ta kisha pas të lehtë sepse jam tip introvert, po intrigat, lojërat e fjalët… e kështu, s’jam i tillë”, tha këngëtari.