Ledjana tha se nuk do të përballet me të, Mevlani i përgjigjet publikisht

Qe ne fillimin e risise “Prime” te “Perputhen”, autorja e ketij emisioni, Olsa Muhameti, na ka bere te ditur se pjesa e fundit e “Prime” do t’i dedikohet konkurrentëve të sezonit të dytë, në mënyrë që të sqarohet çdo gjë që ka mbetur pezull.

Mirëpo, publiku ka kërkuar përballje të çiftit më të komentuar në sezonin e dytë, Ledjana-Mevlan.

Në një intervistë për “Prive”, së fundmi ish-konkurrentja tha se do të ishte në Stamboll e më pas nuk i dihej, duke lënë të kuptohej se kjo përballje nuk do të ndodhte.

E pas kësaj interviste, Mevlani ka reaguar, ndonëse jo në mënyrë direkte.

“Edhe pse bon sikur s’më ke qejf me mendjen tek unë zgjohesh çdo mëngjes”  – është shpehur ai në një Instastory, ku duket qartazi se i referohet Ledjanës.

Megjithatë asnjëherë  nuk i dihet. Mbase do t’i shohim në spektaklin e radhës, pasi kujtojmë se këtë javë, do të jetë e fundit, që do të ketë hapësirë për konkurrentët e sezonit të kaluar.