Sot Donald dhe Beatrix mund të quhen zyrtarisht çift. Ata u puthën në ‘dasmën jugore’.
Banorët e tjerë i përgëzuan dhe i uruan.
https://www.instagram.com/p/CW_wtJjFgJW/?utm_medium=copy_link
Aktori pranoi gjatë spektaklit se po bën atë që do dhe ajo që do është kjo!
Pas spektaklit të së martës ata kanë qëndruar bashkë dhe tashmë nuk ka më dyshime për ndjenjat e tyre. Beatrix ka thënë se kishte shumë frikë të fliste dhe zgjodhi të mos thonte asgje.
“Kisha shumë frikë të flisja, nuk e ke idenë. Se thoja me veten, o Zot i Madh, më mirë mos thuaj gjë. Shumë frikë, s’e ke idenë”, i tha ajo Donaldit.
Ndërkohë që ajo e quante gjithë këtë që po ndodh të frikshme, Donaldi ka thënë se është në fakt e bukur.
“Kur them e frikshme… po aq e frikshme, po aq e bukur”, u përgjigj Beatrix.
Më herët Donaldi i tha këngëtares se është i lumtur që e ka takuar, ndërsa ata nuk janë ndarë gjithë mbrëmjen.
Ky afrimitet i tyre nuk është pritur mirë nga të gjithë ndjekësit, që prisnin ta shihnin atë me Bora Zemanin pas daljes nga Big Brother Vip. Por gjërat tashmë kanë ndryshuar dhe Donaldi po shfaqet shumë i dhënë pas Beatrixës dhe ajo pas tij.