Mes opsionesh pafund që ofron Netflix dhe platformat e tjera të ngjashme me të, le ta pranojmë që ndonjëherë na mer malli për të shkuarën. Kur TV ishte e mbushur me telenovela meksikane. Cilat renditen si më të famshmet e të gjithë kohërave? liste telenovelash
Teresa
Teresa, mund të themi me plot gojën se ishte pasardhësja e denjë e Rubit!
Rebelde
Nëse ju sot jeni të fiksuar me Elite, adoleshentët e viteve 2000 ishin me Rebelde. Seriali meksikan kishte në qendër jetën e përditshme të të rinjve brenda kolegjit. Të gjithë i përkisnin botëve të ndryshme nga njëri-tjetri, por pavarësisht kësaj në fund ishin të gjithë të ngjashëm.
Marina
Nëse për momentin s’ju kujtohet për cilën Marinë bëhet fjalë, duhet thjesht të shihni 10 sekondat e para të trailerit.
Cuidado con el ángel
Maite Perroni dhe William Levy. Kush mund ta harrojë Marichuy-n dhe dramat e saj derisa takon Huan Miguel-in!
Triunfo Del Amor
Maite Perroni dhe William Levy sërish bashkë në një tjetër histori, që dikur ju mbante mbërthyer pas TV dhe sot do ta kujtoni me shumë nostalgji.
Rubi
Kush mund ta harrojë materialisten më të bukur në botë?
La Usurpadora
Historia e motrave binjake Paulina dhe Paola të cilat i ndanë pas lindjes dhe përgjatë ritakimit, ndodhin shumë gjëra.
Maria del Barrio
Kjo telenovelë i kishte të gjitha: aksidente të pashpjegueshme, njerëz që ktheheshin nga vdekja, dramat më të paparashikueshme familjare dhe gjithçka tjetër që mund të keni imagjinuar.
Burimi: Cosmopolitan