LAJMI I FUNDIT! Vritet në Ukrainë gazetari i “The New York Times”

Një korrespondent 51-vjeçar i New York Times, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje në Irpen sot.

Njëri prej tyre ka mbetur i vrarë, ndërsa gazetari i plagosur me të cilin po udhëtonte është dërguar në spital për mjekim.

Lajmi është konfirmuar edhe nga mediumi britanik The Guardian, sipas të cilit “dy gazetarë u sulmuan pranë Irpin kur forcat ruse hapën zjarr”.

Gjithashtu, një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Shefi i policisë së rajonit Kyiv, Andrey Nebitov.