Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez do të behen prindër sërish. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë çifti përmes një foto të publikuar në Instagram.
Çifti shfaqet në shtrat me ekografinë në duar dhe tregojne se shumë shpejt do të bekohen me dy binjakë.
“Me kënaqësi ju njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri, mezi presim t’ju takojmë”, ka shkruar dyshja krahas fotos.
View this post on Instagram
Kujtojmë se këtë muaj Ronaldo e ka surprizuar të dashurën me një super dhuratë.
Me anë të një postimi në InstaStory, Georgina ka ndarë me ndjekësit e saj foto të dhuratës së ardhur nga partneri, futbollisiti më i paguar, Ronaldo.
Në foto mund të shihet fare lehtë një nga bagazhet më të mëdha dhe legjendare të markës së modës “Louis Vuitton”. Dimensionet e tij arrijnë deri në 140 centimetra gjatësi dhe përbëhet nga tetë sirtarë në të cilët mund të vendosen stoli të ndryshme.
Në te ndodhej një pasqyrë e lëvizshme si dhe një bust për të vendosur gjerdan. Ky lloj bagazhi zakonisht përdoret për udhëtime të gjata dhe ndoshta dhurata e rradhës do të jetë akoma më e madhe, disa pushime të gjata, por kjo mbetet për t’u parë.
Foton e postuar, Georgina e ka shoqëruar me një shkrim në të cilin shprehej se ishte pa fjalë. Fundja kush nuk do të ishte, nëse do të mësoje se vlera e kësaj dhurate është 124.000 euro.
Është një ndër artikujt më të shtrenjtë dhe luksozë të markës dhe e gjitha është krijuar për inagurimin e markës në “Place Vendome”, i cili është epiqendra e argjendarëve parizienë.