Celine Dion po vazhdon betejën me sëmundjen e rrallë neurologjike, “Sindroma e Personit të Ngurtë”.
Motra e saj Claudette së fundmi ka deklaruar se ylli i muzikës është në mbikqyrje por ende nuk kanë gjetur një ilaç që funksionon për të.
Ajo tha se Celine po punon jashtëzakonisht shumë për të ruajtur shëndetin e saj fizik dhe për t’iu rikthyer performancave në të ardhmen.
”Kur e telefonoj dhe ajo është e zënë, flas me motrën time Linda që jeton me të dhe më thotë se po punon shumë. Ajo po dëgjon studiuesit më të mirë në fushën e kësaj sëmundjeje të rrallë po aq sa të mundshme. Unë sinqerisht mendoj se ajo ka nevojë më së shumti për të pushuar. Ajo gjithmonë shkon përtej fuqive të saj, gjithmonë përpiqet të jetë më e mira dhe në krye të punës. Në një moment, zemra dhe trupi përpiqen t’ju thonë diçka. Është e rëndësishme të dëgjoni atë.”
“Ne i besojmë asaj. Është e lindur për të, ajo është e disiplinuar në çdo fushë të jetës së saj… Nuk mund të gjejmë asnjë ilaç, por është e rëndësishme të mos i humbim shpresat”, tha tutje motra e Celine.
Simptomat e sindromës së “Personit të Ngurtë” përfshijnë ngurtësinë e muskujve në trung dhe krahë, shpesh të shkaktuar nga prekja dhe shqetësimi emocional.
Gjendja e Celine karakterizohet nga spazma muskulore, dhe rëniet e shpeshta mund të jenë gjithashtu një problem për shkak të mungesës së koordinimit.
Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë shpesh nuk janë në gjendje të ecin ose të lëvizin, dhe është dy herë më e zakonshme tek gratë sesa tek burrat.