Lajm i trishtë, ndahet nga jeta producentja dhe regjisorja e njohur shqiptare

Producentja Vjosa Berisha ka humbur betejën me kancerin dhe është ndarë nga jeta ditën e sotme, në një spital në Londër. Lajmin e ka dhënë bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, përmes rrjeteve sociale.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot më datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, -shkruhet në postim.

https://www.instagram.com/p/CfJVwfII7ue/?utm_source=ig_web_copy_link

Vjosa Berisha ka qenë e angazhuar në industrinë e filmit, televizionit, gjithashtu ka qenë eksperte e komunikimit, drejtuese e festivalit PriFest etj.