Britney Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari kanë humbur fëmijën e tyre të parë që po prisnin.
Lajmin e hidhur e kanë dhënë përmes rrjeteve sociale duke kërkuar që të respektohet privatësia e tyre në këtë moment të vështirë.
”Me pikëllimin më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë në fillim të shtatzënisë. Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim të njoftonim derisa të ishim më tej, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë. dashuria për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur. Ne jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj. Ne kërkojmë me mirësi për privatësi gjatë këtij momenti të vështirë.”