Një nga koncertet më të përfolur në Shqipëri këtë vit, ishte “Alpha Show 1”, i organizuar nga reperi Noizy.
E teksa pjesë e këtij koncerti ishin ndër këngëtarët më të njohur, u vu re mungesa e Çiljeta Xhilaga, duke ngritur dyshime për një ftohje të raporteve mes saj dhe Noizy-t.
Dyshja, të cilët kanë patur bashkëpunime në muzikë, kishin edhe miqësi mjaft të mirë.
Tani që edhe pak ditë na ndajnë nga “Alpha Show 2”, artistja ka treguar se miqësia vazhdon njësoj mes tyre dhe se këtë herë ajo nuk do të mungojë në koncertin e Noizy-t.
“E si mund të mungoja unë mama lover te lali”-shkruan Çiljeta në Instagram.