Gratë që vuajnë nga dhimbje të forta menstruale mund t’iu lejohen deri në 3 ditë pushim nga puna sipas një plani reformash që pritet të miratohet nga qeveria e Spanjës javën e ardhshme.
Kjo do të ishte hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Europë sepse disa shtete aziatike si Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani e kanë tashmë si ligj.
“Nëse dikush ka një sëmundje me simptoma të tilla i jepet një paaftësi e përkohshme për punë, kështu që e njëjta gjë duhet të ndodhë me menstruacionet – duke lejuar një grua me menstruacione shumë të dhimbshme të qëndrojë në shtëpi,” tha Angela Rodriguez, sekretarja e shtetit për barazinë për gazetën El Periodico.
Studime të mëparshme konstatojnë se 60-90% e grave vuajnë nga dhimbje të forta të ciklit dhe në Spanjë preken 75% e tyre.
Pjesë e kësaj reforme do të jenë edhe shkollat, të cilat do të sigurojnë produktet për vajzat që kanë nevojë