Ç’lidhje ka me Pornhub dhe leksionet e matematikës? Pyetje me vend. E vetma gjë që të vjen në mendje kur lexon fjalën Pornhub është…
Pornografia. E qartë. Më shpjego lidhjen mes pornografisë dhe matematikës. Po nuk më le ta mbaroja! Po thoja që një mësues matematike nga Tajvani, me emrin Changshu, jep mësime për matematikën në Pornhub.
Po pse? Kush dreqin do dëshironte të shihte video me ushtrime matematikore në Pornhub?! Ti ndoshta jo, por videot e tij kanë më shumë se 1 milion shikime.
Prit, po më thua që njerëzit futen në Pornhub dhe përfundojnë duke ndjekur leksione për matematikën? Ata që duan të përmirësojnë aftësitë në matematikë, po.
Më shumë informacion. Changshu, i cili operon me emrin changshumath666, ka një llogari të verifikuar. Ai u përpoq të jepte leksione matematike në faqe të tjera pornografike, por pa sukses.
Pra, Pornhub nuk paskërka paragjykime të tilla? Po, mjafton që shikuesit të mësojnë matematikën.
Mes të tjerave…Nejse. Changshu mendoi që nisur nga fakti që shumë njerëz shohin video në platforma për të rritur, atëherë vendosi t’i ngarkonte videot atje në mënyrë që shumë njerëz t’i shihnin, tha për Mel Magazine.
Po ka ndonjë fitim? Po.
Sa? Më shumë se 250,000 dollarë në vit.
Epo, te japesh leksione matematike, ne Pornhub? E degjuam dhe kete.