Marrëdhënia mes Einxhel dhe Beatrix ndryshoi, në kohën kur kjo e fundit ishte e lidhur me Donaldin, i cili pati debate të ashpëra me moderatoren.
Por pas ndarjes së Veshajt me këngëtaren, duket se vajzat janë afruar sërish. Madje, në foton e fundit, të cilën e ka publikuar Einxhel me një dedikim për të dashurin e saj dj Dagz, nuk ka munguar komenti i Trixës.
“Hej, engjëll”, ka shkruar këngëtarja, koment të cilin e ka shoqëruar edhe me simbole të zemrës, ndërsa kudo në rrjet u komentua se ky veprim ishte ‘’për inat’’ të Donaldit.
E ftuar në ‘’Wake up’’, Einxhel Shkira mes rrëfimit për përvojën në Big Brother Vip foli edhe për Beatrix Ramosaj.
“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike. Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, tha Einxhel.
Gjithashtu, Einxheli ka rikujtuar dhe trekëndëshin e dashurisë të krijuar brenda shtëpisë, duke “ironizuar” komentet mbështetëse ndaj aktorit të humorit, e duke shprehur kureshtjen nëse do të kishte patur të njejtin reagim nga publiku nëse situata e Donaldit do t’i kishte ndodhur asaj.
“Nëse unë do të kisha vepruar si Donaldi, nëse do të kisha patur një marrëdhënie jashtë, do kisha takuar një ish-të dashur aty, pastaj do kisha njohur dikë tjetër, do isha dashuruar e do e kisha lënë, jam kurioze çfarë mendimi do të kishin njerëzit?!”- është shprehur ajo.