“Ky është Ledri Vula?”, Sara tregon si reagoi kur pa artistin për herë të parë

Sara Hoxha është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale. Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në InstaStory ku dhe është pyetur se çfarë ka menduar kur ka parë për herë të parë Ledri Vulën.

Sara tregoi për ndjekësit se i ka bërë vetes pyetjen:

“Ky është Ledri Vula?”

Po ashtu, një pyetje që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kishte të bënte pikërisht me botoksin.

“A ke botoks në fytyrë, sepse më dukesh shumë natyrale, shumë e ëmbël?”, e pyet një nga ndjekëset.

Sara, e njohur për natyrën e saj sportive dhe krejtësisht pa komplekse është përgjigjur me një imazh të saj teksa ka krijuar rrudha në ballë për të treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrën e saj.

Hoxhën e kemi parë në shumë role, si partnere, mike, nënë, kuzhiniere, por asnjëherë nuk e kishim parë si një këngëtare.

Para pak ditësh ajo i kaloi të gjitha pritshmëritë pasi postoi një InstaStory të një shtëpie muzike, por në postin e rradhës ajo shfaqet me kufje para një mikrofoni, duke kënduar. Në shkrimin e fotos thuhej:

“Duke ndryshuar karrierën e saj, kini vëmendje!”