Dalja e Beatrix nga shtëpia e “Big Brother VIP” ka qenë një vendim i cili i ka prekur të gjithë banorët, por veçanërisht partnerin e saj, Donald Veshaj. Këto ditë ai e ka shprehur disa herë mallin për të, duke qëndruar vazhdimisht vetëm dhe i menduar.
Së fundmi, ai ka bërë një gjest shumë të ëmbël për Beatrix. Ai ka marrë një fotografi të saj dhe e ka vënë afër kokës së krevatit të tij për të parë kështu fotografinë e të dashurës çdo moment.
Aktori është shprehur gjithashtu që i duket shumë çudi pa Trixën brenda në shtëpi, ndërsa pranoi se i rri mendja tek fakti si do ta presë ajo përballjen me pjesën jashtë, realitetin pasi përfundon “Big Brother VIP”.
“Sa çudi po më duket që s’është Trixa. E vetmja frikë që kam për të është pjesa jashtë, aty e kam mendjen”- është shprehur ai.
Rikujtojmë se Beatrix doli nga shtëpia e “Big Bother VIP” mbrëmjen e së premtes, në një nominim më Donaldin dhe Einxhel. Ajo ende nuk ka bërë asnjë reagim pas daljes së saj.
Ajo nuk ka qenë aktive në rrjetet e saj sociale dhe mesa duket dëshiron të bëj një pushim nga vëmendja publike.