Padyshim një prej kurioziteteve që ka më së shumti publiku, sidomos fansat e Arbana Osmanit, është fustani i nusërisë që moderatorja ka zgjedhur në ceremoninë e dasmës së saj, dasmë e cila u organizua në Toskana, me ceremoninë në kishë.
Megjithëse Arbana kërkoi nga të ftuarit që të mos publikojnë momente të dasmë, Marcela Lati, mikeshë e çiftit dhe një prej organizatoreve të ceremonisë me “Geraldina Sposa”-n, zbuloi dne pak detaje nga fustani i moderatores.
Ndërsa sot është zbuluar dhe fustani që veshi moderatorja. Ajo ka zgjedhur për ditën e saj speciale një fustan nga Zuhair Murad, stilisti i famshëm i yjeve.
Për ju që nuk e dini, veshjet e këtij stilisti i kemi parë shpesh në personazhe si Adriana Lima, Halle Berry apo Jennifer Lopez, me këtë të fundit që ka veshur edhe në një prej filmave të saj, pikërisht një fustan nusërie.