Debati i djeshëm mes Luizit dhe Valbonës, shkak votimi i kësaj të fundit për Oltën si lider të shtëpisë, solli mjaft zhurmë. Ishte Luizi ai që kërkoi të dinte arsyen pse Valbona zgjodhi pikërisht Oltën për lider, duke ditur se do kishte favore.
Nga ana tjetër, Olta dhe Maestro përfituan nga ky debat duke e quajtur veprimin e Luizit si një “gjyq publik” dhe “dhunë psikologjike”.
Fjalët e Oltës dhe Maestros prekën shumë Valbonën, aq sa ajo shpërtheu në lot.
Mirëpo një tjetër veprim që mori vëmendje ishte qëndrimi i Tanit gjatë gjithë debatit të Luizit dhe Valbonës, i cili edhe pse ishte prezent, vendosi të mos reagonte.
Pasi Valbona i kërkoi llogari se pse zgjodhi mos të reagonte kur ajo u vendos me “shpatulla pas murit” nga Luizi, Tani i kërkoi falje dhe tregoi se nuk donte të dukej si Olta në sy të publikut, që reagon vetëm për t’u dukur mirë.
Më pas, Tani ka kërkuar të largohet nga shtëpia e BBV pasi sipas tij, ky ishte veprimi më i keq që kishte bërë brenda lojës.
Megjithatë, veprimi i Tanit për t’u larguar nga shtëpia, duket se e preku mjaft Valbonën e cila i kërkoi gjithashtu ndjesë.