Këngëtarja dhe aktorja Chloe Bailey u rendit ndër të veshurat më mirë në Billboard Music Awards 2022 të dielën.
Ajo u shfaq me një fustan të zi lëkure të stiluar nga Valdrin Shahiti, duke u bërë ylli i radhës që zgjedh stilistin shqiptar për një ngjarje të rëndësishme.
Fustani i gjatë deri në fund të këmbëve në pjesën e sipërme ishte golf, me shpatulla të theksuara me majë dhe me doreza, ndërsa vinte i hapur në pjesën e barkut.
Si aksesorë ylli i muzikës përdori bizhuteri ari, përfshirë byzylykë të trashë dhe vathë që binin në sy.
Pak javë më parë ishte Khloe Kardashian që u vesh me Valdrin Sahiti. Beyonce, Kylie Jenner, Cardi B, Chrissy Teigen, Bella Thorne, Paris Hilton, Winnie Harlow janë vetëm disa nga emrat e famshëm që kanë zgjedhur krijimet e Valdrin Sahitit.