Në puntatën e kaluar të “Big Brother VIP”, Arbana bëri të ditur se nëse banorët do të vazhdojnë të ofendojnë njëri-tjetrin apo të thyejnë rregullat e programit, do t’u zbriten 2 mijë euro nga çmimi i madh.
Nuk kaloi akoma një javë dhe sot Arbana tregoi se deri tani u janë zbritur plot 6 mijë euro për shkak se janë përdorur fjalë të pahijshme.
Megjithatë Arbana nuk dha më shumë detaje duke mos dashur të tregojë se kush prej konkurrentëve i ka përdorur këto fjalë.