Kledi Kadiu bëri rikthimin e tij në televizionin shqiptar këtë sezon, duke ju bashkangjitur jurisë së “Dancing With the Stars”, më saktësisht duke marrë pozicionin si kryetar jurie në krah të Armand Pezës, Valbona Selimllarit dhe Dalina Buzit.
Në një intervistë ditën e sotme në “Wake Up” balerini dhe koregorafi i njohur, ka rrëfyer ndër të tjera edhe se si i ka marrëdhëniet me “kolegët” e “DWTS”.
“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Por nuk kemi kohë të dalim bashkë. Unë vij të enjten nga Italia për provat gjenerale dhe largohem të shtunën, një ditë pas emisionit. Valbonën e njoh që nga “12 vallëzime pa një të shtunë” në vitet ’90. Me Dalinën dhe me Mandin e kemi një ‘feeling’ shumë të mirë. Respektojmë njëri-tjetrin.”
Nga ana tjetër, Kadiu u shpreh se për momentin nuk ka projekte të tjera në Shqipëri, ose të paktën nuk i mendon pasi është totalisht i fokusuar në spektaklin e Top Channel. Megjithatë mundësia ekziston, pasi rikthimi në vendin e tij i ka pëlqyer:
“Ka qenë një kthim shumë i bukur. Por të shohim se si do të shkojë më vonë. Deri tani jam shumë i kënaqur, nuk është diçka e vogël.”