“Kur qesh ti fikem fare”/ Në një takim njohës në “Përputhen”, Monika Lubonja bën për ujë të ftohtë Mevlanin

Aktorja e njohur dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” Monika Lubonja ishte e ftuar si opinioniste sot në emisionin e dashurisë “Për’puthen”.

Monika ka zgjedhur Mevlanin për një takim njohës, si zgjedhje nëse ajo do ishte pjesë e “Përputhen”.

Monika i tregoi Mevlanit se çfarë i pëlqen nga një mashkull, ndërsa Mevlani e komplimentoi atë, por e vuri edhe në pozitë për faktin se ai ende nuk ka njohur një vajzë.

Mevlani: Komplimente iher për look-un.

Monika: Mirë?

Mevlani: Unë jam pak fanatik për veshjet e zbuluara

Monika: Ku jam e zbuluar

Mevlani: Kshu shohin sytë e mi, ke një buzëqeshje shumë të bukur

Monika: Nuk di të them nëse më pëlqen, thjesh të shoh icik më vonë

Monika: Je në siklet

Mevlani: Jo, kur qesh ti fikem

https://www.instagram.com/tv/CblUWudFQ86/?utm_medium=copy_link

Në fund, takimi i tyre u mbyll me një kërcim romantik.

Gjithashtu, duke iu referuar largimit të Çiljetës nga programi, ajo ka rrëfyer edhe njëherë vështirësitë si pasojë e divorcit të saj nga babai i Teas.

Monika tha se është ndier e paragjykuar nga shoqëria edhe sot e kësaj dite.

Ish konkurentja e “Big Brother VIP” tha se kjo gjë tashmë nuk e shqetëson më dhe e rëndësishme si pas saj, është të rrisësh një fëmijë të fortë.

“Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam pas gjithmon guximin për t’i bërë gjërat ndryshe, për të dalë jashtë mentalitetit shqiptar. Më mirë të jesh e divorcuar sesa e dhunuar dhe e tradhëtuar. Unë jam ndier e gjykuar dhe vazhdoj të ndihem e gjykuar, kjo gjë nuk më shqetëson më. E rëndësishme është të rrisësh një fëmijë të fortë”, tha Monika teksa i kërkoi Çiljetës të mos largohej nga programi.

Rikujtojmë se Monika ka rrëfyer edhe në “BB VIP” për lidhjen me ish-bashkëshortin. Ajo ka zbuluar edhe përshtypjen e parë që ai i la. Ajo ka thënë se kur e ka parë atë, ka mbetur në vend pa fjalë.