Një përplasje virtuale ka ndodhur mes Dalina Buzit dhe opinionistes aktuale të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari.
Videot e shpeshta të Dalinës duke komentuar dhe analizuar ngjarjet e BBV kanë qarkulluar nëpër rrjet, madje ka patur komente se në vend të Zhaklinës, duhet të ishte Dalina në rolin e opinionistes.
Zhaklina ka replikuar në një koment të tillë ku është taguar dhe është shprehur në këtë mënyrë thumbuese ndaj Dalinës:
“Nuk marrë njerëz nëpër gojë unë. Sidomos kur ftoj nëpër emisione me titull “Goca dhe Gra”. S’më pëlqejnë thashethemet”
Mirëpo, nga ana tjetër nuk ka munguar një kundërpërgjigje nga Dalina.
Teksa e ka bërë publik komentin e Zhaklinës, ajo është shprehur se nuk ka qenë dëshira e saj të bëhet opinioniste edhe pse ftesat nuk kanë munguar, ndërsa nuk mungoi edhe një thumb për Zhaklinën.
“Dhe dua ti kujtoj kujt harron apo ka lindur dje, qe kur ka komentuar ANABEL (une) Big Brother ne FB e shkrihej gjithe Shqiperia, te gjithe pa perjashtim, hidhnin akoma foto me qen e me shoket e gjimnazit.”- shkroi ajo ndër të tjera.