Kunata qe te gjithe duam! Motra e Dagz i ben Einxhelit dhuraten simbolike me dedikimin e vecante

Einxhel Shkira po vijon lidhjen e saj me Dj Dagz jashtë “Big Brother VIP” e duket se një marrëdhënie shumë të ngushtë e ka krijuar edhe me motrën e tij, Aurorën.

Ato shfaqen shpesh bashkë në rrjetet sociale teksa nuk mungojnë dedikimet e ëmbla.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi kur Aurora i ka dërguar një tufë me lule.

E bashkë me të edhe një pusullë ku shkruhet:

“Ti lëviz male. Për ty Einxhel”.

Ka qenë moderatorja ajo që e ka ndarë këtë dhuratë modeste por domethënëse me ndjekësit e saj ku shkruan: “

Nga lulja më e bukur”, referuar Aurorës.

Sa i pëket Einxhel dhe Dagz ata kanë treguar se jetojnë bashkë herë në Tiranë dhe herë në Prishtinë, në varësi të angazhimeve, por ende nuk e kanë vendosur se ku do jetojnë përfundimisht.