Gjithçka është gati tashmë dhe “Piranjat” e ABC pritet të futen në aksion.
Emisioni investigativ “Piranjat” ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe pritet që të fillojë së transmetuari të martën e ardhshme në ABC.
Me drejtues Florian Binajn dhe Arilena Aran, “Piranjat” pritet të frikësojnë çdokënd që ka ngjyer sadopak gishtin me paratë publike duke u bërë zëri kryesor në ekran i problematikave të shoqërisë, ndërsa nuk do të mungojnë situatat gazmore, njerëzit e kapur “mat” dhe investigimet në thellësi, sepse në fund të fundit, asgjë nuk mund të rrijë e fshehtë përgjithmonë!
Gjithçka nis të martën në orën 21:00 dhe në vijim, në ekranin e ABC në Shqipëri dhe T7 në Kosovë, sepse “Piranjat” janë programi televiziv ku çdo gjë mund të ndodhë dhe askush nuk është i sigurt.
/abcnews.al