Beatrix Ramosaj foli sot në “Fan Club” pas një shkëputjeje nga daljet publike. Ndër ngjarjet e diskutuara ishte edhe hyrja e tezes së saj e cila i komunikoi diçka në vesh.
Trixa tregoi mesazhin që ajo i dha duke shtuar me humor se veç këshillave për kujdesin ndaj vetes, mbeti pak konfuze.
“Zgjohu herët, laj flokët kujdes, kujdes, kujdes dhe më la si pemë. Unë mbeta se thash çfarë kam bërë për kujdes? Ajo për mirë u mundua po unë u konfuzova pak. Duke qenë se nuk kishim asnjë informacion nga jashtë çdo gjë mund të na duket më shumë se ç’është në të vërtetë”,- tha Trixa.