Në jetën tënde do të njohësh shumë persona të ndryshëm, të cilët, është mirë t’i identifikosh nga sjelljet dhe shprehjet specifike.
Cilat janë shprehjet më të zakonshme të një tradhtari?
Ti më detyrove të të tradhtoj.
Kjo fjali të bën të ndihesh keq dhe ta “harrosh” tradhtinë. Kur përballesh me një situatë të tillë, kujto që tradhtia nuk ka të bëjë me ty, por me personin që e kryen!
Pra, ti nuk më beson?
Shpeshherë, personat që tradhtojnë kanë maninë që të vënë në dyshim besimin tënd ndaj tyre, duke pretenduar se janë ofenduar nga akuza, edhe kur kjo e fundit është mëse e qartë dhe e bazuar në fakte.
Ndodhi vetëm një herë. Nuk ka asnjë rëndësi për mua.
Na beso, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë vetëm një herë!
S’e kam bërë kurrë. Ti je thjesht e pasigurt.
Kjo shprehje të shton dilemat dhe të bën të dyshosh realitetin me të cilin po përballesh.
Ti nuk më kupton.
Kjo shprehje të bën të mendosh që personi tradhtar ka pretenduar se ka pasur një marrëdhënie të veçantë me ty dhe ti thjesht nuk i ke përmbushur pritshmëritë.
Sa herë t’i dëgjosh, na kujto se për të mirën tënde e kemi, që të mos lëndohesh më vonë.