E kemi parasysh rutinën tënde: Zgjohesh, lan dhëmbët, fytyrën, lyesh me serume dhe hidratant, vendos SPF dhe zakonisht harron këto zona:
Qepallat
Një zonë që shpesh neglizhohet është pikërisht ajo e qepallave. Është po aq e rëndësishme që të lyesh me SPF qepallat. Pra, nesër, para se të bësh makeup-in, mos harro të lyesh edhe qepallat.
Nëse e anashkalon si hap, thjesht imagjino sa mund të të djegin qepallat nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. 🙁
Veshët
Klasike! Veshët duhet të lyen me SPF dhe të mbrohen nga dielli si çdo pjesë tjetër e trupit. Është po aq e rëndësishme sa lyerja e qafës.