Ku shkoi romanca e saj me Pete Davidson? Emily fotografohet duke puthur një tjetër artist

Emily Ratajkowski vijon të konfuzojë njerëzit, pasi këtë radhë është shfaqur duke puthur një tjetër artist dhe bëhet fjalë për Jack Greer.

Emily u fotografua duke puthur artistin para apartamentit të saj, pas një takimi romantik në një darkë speciale dhe pyetja që na mundon të gjithëve është: Ç’ndodhi dhe ç’u bë me romancën e saj me Pete Davidson?

Në foto, të dy duken sikur po e shijojnë shumë momentin, ndërkohë janë veshur rehat dhe ngrohtë.