“Ku e gjete atë, mos e pafsha në lagje”- Kiara Tito zbulon komentin epik të gjyshes për Butrint Imerin

Moderatorja Kiara Tito ka treguar shpesh herë se ka një lidhje shumë të fortë me gjyshen e saj, madje ajo shpesh përfshihet në lidhjen e Kiarës.

Së fundmi, Kiara ka treguar në shtëpinë e BBV komentin epik që gjyshja ka bërë për ish partnerin e saj, Butrint Imerin.

Teksa po diskutonte me Oltën, Kiara tha: “Gjyshja e dinte se kam patur një marrëdhënie publike dhe i vinin gazetat dhe komentetet e gjyshes kanë qenë gjithmonë kundra. Kiara më fëlliqe moj se më kapën ato plakat e lagjes më thanë do martohet me atë, po çdo ti me atë, mua smë pëlqen hiç ai, ku e ke gjetur, ai nuk është i bukur. Veç mos e pafsha në lagje e di ça do i bëj”.

https://www.instagram.com/reel/ConjgS0vmhc/?igshid=YmMyMTA2M2Y=