Ku dëshiron ta puthë dhe gjërat që i pëlqejnë më shumë, Beatrix dhe Donald rrëfehen përballë njëri-tjetrit

Në një lojë veçanërisht për ta, që çiftet e shtëpisë së “Big Brother VIP” të njihnin më mirë njëri-tjetrin “Vëllai i Madh” organizoi një lojë ku i vendosi përballë dyshen Beatrix-Donald, për një pyetësor.

Ndër të tjera, DonaIdi tregoi se ka patur tre lidhje serioze, që nga gjimnazi e deri më tani.

Po ashtu ata folën për puthjen e parë, të cilën këngëtarja tha se e ka dhënë në gjimnaz, dhe po ashtu dhe aktori. Gjatë bisedës ai tregoi se e dinte që Trixa ka qenë e virgjër deri 22 vjeç, që edhe ajo vetë e konfirmoi.

I pyetur se çfarë pëlqen më shumë tek Beatrlx, aktori listoi 3 gjëra: Sinqeriteti, vendosmëria dhe sytë.

Teksa folën për të kaluarën dhe karrierën, këngëtarja tregoi se në fillimet e saj këndonte në një lokal për 50 mijë lekë.

Një tjetër nga përgjigjet që ata nuk mundën ta gjenin, ishin emrat e prindërve, të cilët nuk i mbanin mend, me përjashtim të nënës së Beatrix, emrin e të cilës Donaldi e mbante mend.

https://www.instagram.com/p/CXlHArUllyk/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ce144798-bb52-4f28-811b-0650aed75d1f

https://www.instagram.com/p/CXlHArUllyk/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ce144798-bb52-4f28-811b-0650aed75d1f

https://www.instagram.com/p/CXlKB9LFSBN/?utm_source=ig_embed&ig_rid=47b21c8f-5c1e-424f-8383-0c63a86b16bf

https://www.instagram.com/p/CXlIR7JlJ0Q/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2ffa92e7-7f73-49df-8468-a1873be44c68

https://www.instagram.com/p/CXlHgeulinl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5b261cd6-bd81-4382-8be8-6f054c1df31b