Influencuesja e njohur Chiara Ferragni ka pozuar shpesh me të brendshme, por pamjet e saj të fundit seksi ku shihej me të kuqe, ( në frymë me festat e fundvitit), u pritën me kritika e madje dhe në disa raste, me fyerje në rrjetet sociale.
Mirëpo, Chiara nga ana tjetër nuk i la pa përgjigje.
“A mund të jem e sinqertë? Rrallëherë mërzitem shumë nga komentet e urrejtësve. I shoh si absurde, të këqija, të papërshtatshme dhe të gjitha të tjerat, por pasi kam lexuar gjërat më të këqija për mua që kur kam një identitet online dhe isha ende minorene tani pothuajse jam mësuar me to. Por vitet e para ishin shumë të vështira dhe po të mos kisha një familje e miq që më mbështesnin, nuk do të kisha qenë në gjendje të mësoja të kujdesesha për të.
Është e drejtë që të gjithë mund të shprehin mendimin e tyre, liria e mendimit është e shenjtë por është shumë e ndryshme të thuash se përmbajtja nuk është sipas qejfit tënd ose t’i thuash një vajze ku#vë.
Po të kisha dëgjuar ata që më ofenduan (dhe kishte shumë madje 16 vjet më parë) do të kisha ndaluar së publikuari fotot e mia në moshën 18-vjeçare dhe nuk do të kisha arritur as një të njëqindtën e asaj që ka qenë suksesi dhe rruga ime”, ka shkruar Chiara.