Kristina Baki u bë nënë për herë të parë me datë 30 Maj. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin Siera.
Ndonëse ende nuk është bërë as një muaj që nga ardhja në jetë e vogëlushes, Kristina i ka rikthyer menjëherë format perfekte trupore.
Ajo ka publikuar në Instastory një foto nga pushimet, ku shfaqet në super formë.