Kristina Baki është një ndër modelet më të njohura shqiptare, e cila gjithmonë ka preferuar që jetën private ta mbajë hermetike.
Në maj të këtij viti ajo u bë nënë për herë të parë dhe deri më tani nuk e kishte zbuluar në asnjë moment portretin e të voglës së saj.
Së fundmi në një intervistë për “Living”, Kristina na prezantoi për herë të parë me Sierën e vogël.
Fotografi shqiptar Renuar Locaj “gdhendi” përjetësisht një ndër kujtimet më të bukura të mami Kristinës dhe Sierës, në setin e tyre fotografik të parë së bashku.
Jemi të sigurtë që ky do të jetë një ndër kujtimet më të bukura të tyre!
Modelja tregoi se zgjerimi i familjes ishte diçka e planifikuar dhe ardhja në jetë e Sierës nuk ishte diçka e papritur. Por si reagoi bashkëshorti i saj kur mori vesh lajmin e bukur?
“Babi gëzoi shumë që do të bëhej me vajzë, pasi e kuptoi shumë shpejt sekretin që vajzat e duan shumë babin dhe po e priste me padurim. E tani mund të them që Siera, edhe pse ende e vogël, çmendet mbas babit”, është shprehur bukuroshja shqiptare.
Ajo tregoi se që prej ardhjes në jetë të Siarës çdo gjë rreth saj ka ndryshuar totalisht dhe është më e plotësuar se kurrë.
Përsa i përket jetës profesionale, Kristina është shkëputur nga modelingu duke iu dedikuar totalisht vajzës së saj. Por ama është një stilist i huaj, te sfilata e të cilit Kristina do të merrte pjesë pa u menduar dy herë.
“Do t’i thosha “po” disa prej stilistëve të huaj, por duke qenë se “Dior” është firma ime e preferuar, do të doja ta shihja veten aty, nën lupën e Maria Grazia Chiuri-t në prapaskenë, duke u bërë gati për pasarelën, me një look kokë e këmbë “Dior”. Maria momentalisht është dhe stilistja ime e preferuar, ndaj çdo gjë përputhet siç duhet”, ka përfunduar modelja.