Kristi dhe Maestro thonë se “ia kanë prerë krahët” Luizit: “Nuk ka ku të shkojë…”

Duket se “miqësia” mes Armaldos dhe Luizit sa vjen dhe përkeqësohet.

Së fundmi, teksa Kristi dhe Armaldo po diskutonin me njëri-tjetrin, u shprehën se tashmë Luizi ka mbetur mjaft i bllokuar, dhe nuk ka ku të shkojë.

“Unë besoj se ai vërtetë nuk ka ku të shkojë më. E ka shumë të vështirë tani. Unë nuk i jap muhabet. Sa shikoj që ai po provokon ose po manipulon situatën e ndaloj. Unë kam shoqëri me Luizin nuk kam nevojë ta ndërpres, por kur bën disa situata unë nuk përfshihem,”-u shpreh Kristi.

Ndërsa Armaldo e tha troç se nuk ka më asnjë raport me Luizin.

“Unë po e kam ndërprerë. Shoqëria dhe situatat janë të ndryshme. Shoqërinë që ke mbaje, por e kam parë që kur krijohen situata ti e ndërpret”, shtoi Maestro.

https://www.instagram.com/reel/Co4V8WjLQH_/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Kujtojmë se krisja e miqësisë mes Armaldos dhe Luizit ndodhi gjatë javës së kaluar, teksa u përfshinë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.

Sipas Armaldos, lojërat e Luizit ndaj tij ishin të “përballueshme” por jo ofendimet.