Krisja e dukshme mes Arbana Osmanit dhe Top Channel, ose me sakte Lori Hoxhes, po vazhdon te komentohet ende ne rrjet.
Gjithcka nisi vetem me disa fjale qe qarkullonin se Arbana kishte ngelur e pakenaqur nga vemendja e madhe qe po i jepet Bora Zemanit dhe produksionet e rendesishme qe po i besohen.
Mirepo, disa veprime te njepasnjeshme po konfirmojne se ne fakt kjo krisje ka ndodhur vertet.
U vu re se Arbana nuk uroi as Boren per programin DWTS e as Lori Hoxhen per ditelindje.
Moderatorja nuk ishte gjithashtu pjese e festes se madhe qe u organizua per nder te te ndjerit Dritan Hoxha.
Deri tani asnjera nga palet nuk ka bere nje reagim publik per te konfirmuar apo per te hedhur poshte zerat, mirepo nje veprim i fundit i Eduart Grishaj, regjizorit te TCH dhe partnerit te Arbanes, i ngriti akoma me shume dyshimet.
Ajo ç’ka na habiti kete here eshte fakti se promovimin e filmit te ri “Sofia”, ai ka vendosur ta beje ne Euronews dhe jo ne Top Channel.
Mesa duket krisja qenka me e thelle sesa hatermbetja per Bora Zemanin, ose Eduarti thjesht po mban anen e partneres se tij.