Marredhenia mes Arbana Osmanit dhe trashegimtareve te “Top Channel” eshte bere kryeteme e mediave online gjate diteve te fundit.
Gjithcka filloi me mungesen e postimeve mes vajzave ne rrjetet sociale e me pas me mungesen e Arbanes neper eventet e rendesishme te TCH dhe jo vetem.
Mirepo, diten e sotme Arbana ka postuar foton e pare ne ambientet e TCH, duke u marre si nje ‘reagim’ pas kaq kohesh heshtje.
Kjo foto erdhi pas publikimit te promos per edicionin e dyte te “Big Brother VIP”, ku u vu re se te gjithe ndjekesit kerkonin serish Arbanen si moderatore te programit dhe asnje tjeter.
Kujtojme se edhe pas kesaj fotoje nga Arbana, serish veprimet mes paleve tregojne se marredhenia mes tyre nuk eshte ashtu si me pare.
Shkak per kete perflitet te jene pakenaqesia e Arbanes ndaj rendesise se madhe qe po i jepet Bora Zemanit ne Top Media e gjithashtu fakti qe Arbana dhe Eduarti kane pranuar ftesen per te bashkepunuar me “RTSH-ne” per “Festivalin e Kenges.”
Madje se fundmi Eduarti nuk ka zgjedhur “Top Channel” per promovimin e filmit te ri “Sofia”, por ka zgjedhur “Euronews”.