Krijoi nje pyetesor per largimin e moderatores nga “BBV”, pajtohen Ardit Cuni dhe Einxhel Shkira

Pas daljes nga Big Brother, Ardit Çuni krijoi një pyetësor në InstaStoryn e tij për të nxjerrë Einxhelin nga shtëpia.

Që brenda ata nuk kishin patur marrëdhënie të mirë, por më pas marrëdhënia e tyre u thye komplet.

Ditën e djeshme, Einxhel ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u realizua një lidhje skype me Ronela Hajatin dhe Ardit Çunin.

Einxhel e ka nisur me batutë duke thënë se kishte një pyetje për Arditin edhe pse s’flasin e ai e ka sharë e komentuar për keq.

Ndonese Arditi thjesht ka qeshur e ka heshtur, kaq ka mjaftuar që moderatoret të thonë se më në fund ata të dy u pajtuan.

Dalina Buzi: Pra, ju nuk flisnit deri tani?

Einxhel Shkira: Jo nuk eshte se flisnin, me ka kerkuar falje por nuk flisnim, por ja qe po flasim tani.