Pas daljes nga Big Brother, Ardit Çuni krijoi një pyetësor në InstaStoryn e tij për të nxjerrë Einxhelin nga shtëpia.
Që brenda ata nuk kishin patur marrëdhënie të mirë, por më pas marrëdhënia e tyre u thye komplet.
Ditën e djeshme, Einxhel ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u realizua një lidhje skype me Ronela Hajatin dhe Ardit Çunin.
Einxhel e ka nisur me batutë duke thënë se kishte një pyetje për Arditin edhe pse s’flasin e ai e ka sharë e komentuar për keq.
Ndonese Arditi thjesht ka qeshur e ka heshtur, kaq ka mjaftuar që moderatoret të thonë se më në fund ata të dy u pajtuan.
Dalina Buzi: Pra, ju nuk flisnit deri tani?
Einxhel Shkira: Jo nuk eshte se flisnin, me ka kerkuar falje por nuk flisnim, por ja qe po flasim tani.