Dy vite më parë jeta e Kleas dhe Elgitit ndryshoi me ardhjen në jetë të Kridit.
Sot vogëlushi ka ditëlindjen dhe Klea ka postuar një video me momentet e para të ardhjes në jetë të Kridit duke e shoqëruar me fjalët më emocionuese.
Krid është prekur kur ka parë videon dhe shfaqet i përlotur në postimin e publikuar nga Klea.
“Biri mamës dy vitet më të bukura të jetës sime. S’e mbaj mend si kam jetuar më parë. S’e mbaj mend veten pa ty. Dita më e lumtur e jetës sime 4.6.2020
Dita kur erdhe ti në jetë dhe të mbajta në krahët e mi. Qofsh gjithmonë i lumtur dhe i lirë. Unë do jem gjithnjë ëngjëlli yt mbrojtës. Do jetoj për ty deri në frymën time të fundit. Të dua Krid. Edhe 100 shpirt i shpirtit tim”, shkruan Klea.