Të gjitha çiftet e reja që jetojnë në Tiranë me qira, tani kanë një hapësirë më shumë për të aplikuar për të përfituar kredi e butë.
Bashkia e Tiranës, ka njoftuar së fundi një nismë për t’u dhënë mundësi të gjitha çifteve të reja të përfitojnë. Në fund të muajit shkurt do të nisin aplikimet për të përfituar nga kjo skemë e re e Bashkisë së Tiranës.
Thirrjen për këtë shërbim të ri të bashkisë e ka bërë vet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një vizite ditën e sotme në banesën e një çifti të ri që kishin blerë shtëpi me kredi e bute.
“Programi do të rifillojë në fund të shkurtit. Shpesh na është dashur të shpjegojmë se bashkia ka paketa të ndryshme, për kategori të ndryshme të shoqërisë. Që do të thotë, nëse je tërësisht në nevojë, kemi qendrat e emergjencës; nëse ke pak mundësi, kemi banesat sociale me qira minimale, 30 mijë lekë të vjetra; për dikë tjetër që thotë: ‘Jo nuk dua të jem pronar i një shtëpie’, kemi bonus qiraje. Por, kur vjen puna tek një kategori tjetër, pra për shtresën e çifteve të reja, që duan të krijojnë familjet e tyre në Tiranë, kredia e butë është një ofertë perfekte”,- u shpreh Veliaj. kredi e bute
Kryebashkiaku shtoi se programi për kreditë e buta për strehim tregoi se Bashkia e Tiranës i erdhi në ndihmë jo pak, por 1 mijë familjeve të reja dhe në nevojë, që nuk kishin mundësi të përballonin interesat e tregut për të blerë shtëpinë e tyre. Ai nënvizoi se fituesit e thirrjes së dytë, duhet t’i ndjekin procedurat me bankën brenda vitit, që të shpallen fitues të kredisë së butë.
Projekti “Subvencionimi i interesave të kredisë” zbatohet për herë të parë nga Bashkia e Tiranës dhe ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. kredi e bute
Në 2017-ën, nga ky projekt u miratuan 1000 familje përfituese. Kategoritë përfituese të programit për mbështetjen për strehim me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve janë: familjet e reja; familje njëprindërore me fëmijë në ngarkim; familje me më shumë se tre fëmijë; familje të shpronësuara; familje të prekura nga investime publike; familje emigrant i rikthyer, si dhe në rastet e dhunës në familje. kredi e bute