Luana Vjollca ka surprizuar fansat teksa ka zbuluar një nga skenat që pritet të ndodhë në emisionin e ri, “Zemër Luana”.
Një kast i artistëve të njohur, duke nisur me Viktor Zhustin, Met Xhelilin, Kastriot Çaushin, Sokol Angjelin dhe Genc Fugën do të jenë përballë saj me sfida që priten të zhvillohen.
Artistët shfaqen të ulur përballë njëri-tjetrit, teksa në monitorin përballë dëgjohet Luana teksa thotë “Bëhuni gati të na ndiqni”.
Nuk dihet me saktësi se çfarë do të ndodhë, por padiskutim ky projekt premton surpriza të mëdha dhe rekorde shikueshmërie.
https://www.instagram.com/reel/CkGyHU3gWan/?igshid=YmMyMTA2M2Y=