Koreja e Veriut ka dërguar grupe mjekësore dhe ekspertë të epidemiologjisë në një provincë që po përballet me shpërthimin e një sëmundjeje të zorrëve, njoftuan mediat shtetërore të dielën.
Të paktën 800 familje që vuajnë nga ajo që Koreja e Veriut e ka quajtur një “epidemi akute enterike” kanë marrë ndihmë deri më tani në në provincën Hwanghae. Enteric i referohet traktit gastrointestinal dhe zyrtarët e Koresë së Jugut thonë se mund të jetë kolerë ose tifo.
Të dielën, agjencia shtetërore e lajmeve KCNA detajoi përpjekjet për të parandaluar sëmundjen, duke përfshirë karantinat, skanimin intensiv për të gjithë banorët dhe trajtimin dhe monitorimin e veçantë të fëmijëve dhe të moshuarve.
Puna e dezinfektimit është duke u kryer, duke përfshirë ujërat e zeza dhe mbeturinat e tjera, për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm dhe atij shtëpiak, thuhet në raport.
Ndërkohë, më shumë se 4.6 milionë kanë shfaqur simptoma të Covid që kur infektimet me Covid u pranuan për herë të parë në mes të majit.
Burimi: /Anabel