Deklaratës së bujshme të Marinela Hysës, vajzës që tronditi rrjetin se do të kryente marrëdhënie në televizion me fronistin Kristi Aliaj, i bashkangjitet një tjetër fjali e fortë.
Gjatë bisedës me vajzat e emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, konkurrentja e “Love Story” tregon se ndonëse është natyrë disi e ndrojtur me meshkujt, nuk ngurron të tregohet e lirshme dhe reale me ta apo me median.
Duke mos ruajtur asnjë filtër, Marinela thotë se nuk do të hezitonte për të shprehur pëlqimin e saj ndaj një djali, edhe në situatën hipotetike përballë së cilës e vendos gazetarja e emisionit, Albana Çaushaj.
Albana Çaushaj: Në qoftë se ty të pëlqen një djalë por ai është me një vajzë tjetër, ti do shkoje ta propozoje apo do ia shprehje pëlqimin që ke ndaj tij?
Marinela Hysa: Po thua nëse…ja të marrim një shembull, ti je e lidhur me një djalë dhe nëse unë pëlqej të dashurin tënd, a do ta merrja, kjo është pyetja?
Albana Çaushaj: Pak a shumë.
Marinela Hysa: Po do ta merrja, pse jo nëse më pëlqente.
Albana Çaushaj: Nëse ai sheh tek ti diçka më tepër se sa mund të shohë te unë, ta kam falur.
Ndër të tjera, Marinela shton se Kristi është fokusi i saj kryesor, por dëshiron që emocionet e dashurisë së saj të ndiehen dhe nga publiku. Për këtë të fundit, ajo kërkon mbështetje ndaj saj, por edhe vajzave që dëshirojnë të shprehin ndjenjat e tyre.
Marinela Hysa: Kristi është fokusi im, prandaj ja këtu, por unë dua që këtë herë nëse dashuria do të vijë 100% unë dua ta shijoj dhe pse jo, kjo të ndiehet edhe nga publiku.
Publiku duhet të fillojë të mendojë, meqenëse në rastin tim një femër po del publikisht, mund të kenë dalë edhe femra të tjera, por unë po dal shumë fort dhe po i deklaroj gjërat shumë hapur.
Publiku duhet të fillojë t’i mbështesë vajzat kur dashurojnë dhe jo të na kundërvihen pse ne shfaqim emocione. Edhe ne kemi ndjenja, pse duhet të jenë vetëm meshkujt që e shprehin dashurinë dhe e marrin pastaj. Edhe ne e shprehim dashurin, edhe ne kemi të drejtë të marrim./