Mbremjen e sotme, konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura ka rrefyer mes lotesh per shantazhet e perjetuara nga ish i dashuri i saj, ne lidhje me videon me “pulle te kuqe”.
Per ju qe nuk e dini, 12 vite me pare, Juliana ra pre e nje shantazhi nga ish i dashuri i saj. Ai i kerkonte 20 mije euro, ne te kundert do ti publikonte videon intime.
Pavaresisht perpjekjeve te saj, ish i dashuri beri publike videon duke shkaktuar mjaft zhurme ne rrjet asokohe.
Keshtu, sot Juliana e ka prekur serish kete teme ku tregoi se ajo ngjarje e shkatërroi atë dhe familjen e saj. Juliana shtoi se ne ato momente ku dukej se kishte prekur fundin, mendoi edhe të largohej nga kjo jetë.
“Vetëm sa do ti shkaktoja një tjetër tragjedi familjes” shprehet ajo mes lotësh që nuk pushojnë sepse dhimbja për të është ende e madhe edhe pse ka kaluar kohë.
Teksa po rrefente periudhen e saj me te veshtire, Juliana u surprizua nga nena e saj, e cila nëpërmjet një video-je i ka thënë asaj fjalët më të bukura.
“E bukra ime ti,krenaria jonë,na kënaq çdo ditë,vazhdo me pozitivitet se familjen e ke në krah” janë disa nga fjalët që i dedikon ajo të bijës duke ngjallur shumë emocion jo vetëm tek Xhuli por tek të gjithë.