Konkurrenti tentoi ta puthë në buzë, Rrushja largohet nga takimi: Më mërzite!

Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është transmetuar pjesa e mbetur nga takimi i parë mes Rrushes dhe djalit të ri, Dritanit.

Takimi i tyre ka përfunduar në mënyrë të pakëndshme, pasi konkurrenti u përpoq të puthte me zor Rrushen.

Ky gjest nuk i pëlqeu aspak kësaj të fundit, e cila u shpreh se u mërzit nga ky veprim.

Dritani nga ana tjetër tha se nuk është fare i penduar, gjë që e mërziti edhe më shumë konkurrenten e emisionit që u largua para kohe nga takimi.

Kur u largua, ajo tha përpara kamerave:

Thjesht nuk e dua. E ndjeva se do e bënte dhe i thashë Jo. Por ai tentoi sërish.”

Dritani u shpreh se e ndjeu se Rrushja e donte atë puthje dhe se tentoi në mënyrë që të thyente barrierat. Më pas ai i dhuroi asaj një pasqyrë.

Vare atë pasqyrë në mur, shihe veten dhe mundohu të kuptosh veprimin tim”.-i tha ai.

Kjo shkaktoi të qeshura dhe te Rrushja e cila duket se u qetësua pas këtij veprimi.

https://www.instagram.com/tv/CbiQmYkF_Hd/?utm_medium=copy_link