Regjizori i formatit “Big Brother”, Eduart Grishaj, ka qene i ftuar se fundmi ne nje interviste per “Top Arena”.
Normalisht qe kurioziteti per sezonin e dyte te BB VIP eshte i madh, ndaj dhe Eduarti nuk kishte si t’u shpetonte pyetjeve rreth programit.
Regjizori i shpreh se pas suksesit dhe impaktit te madh qe pati sezoni i pare tek njerezit, tashme i gjithe stafi i tyre kane nje detyre akoma me te veshtire per te mos zhgenjyer audiencen dhe per te mbajtur ritmin e suksesit krahasuar me sezonin e pare.
Sipas tij, konkurrentet e ketij viti jane shume me te mire se te paret, madje ai i beri dhe nje ftese publike Alesia Bamit.
Eduarti iu drejtua modertores duke i thene se po pret ende nje pergjigje per ftesen qe i eshte bere per BB VIP, mirepo duket se Alesia nuk eshte fort dakort.
Kujtojme se pak kohe me pare edhe Arbana Osmani u shpreh se kete vit konkurrentet jane akoma me te njohur dhe me karriera me te gjata televizive, pasi duke pare suksesin e madh te programit, kete here ata jane ofruar vete per te qene pjese e formatit.