Lajmet se Genc Salihu do të jetë pjesë e Big Brother Kosova u përhap me shpejtësi në të gjitha portalet gjatë ditës së sotme.
Megjithatë, këngëtari ka hedhur poshtë spekulimet duke thënë se do të jetë vetëm pjesë e stafit të Klan Kosova, ku do të transmetohet reality show.
“Punoj në Klan, jam pjesë e stafit, por nuk do të jem brenda shtëpisë së VIP Big Brother”,- ka thënë Salihu.
Këngëtari Ardian Bujupi, ndërkohë, në një postim të tij të fundit, ka shkruar “Big Brother” duke lënë të kuptohet se mund të jetë pjesë e formatit që pritet të nisë në vjeshtë.
Po ashtu, është zbuluar se programi i është besuar moderatorit të njohur Alaudin Hamiti, i cili është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi u konfirmua nga vetë Hamiti nëpërmjet në postimi në Instagram.
Burimi: /RevistaClass