Lidhja e Elhaidës dhe Ledianit e bërë publike gjatë DWTS solli një morí komentesh negative nga ndjekësit, për shkak të lidhjes së balerinit me Ditjonën.
Kjo bëri që Elhaida të shihej si një e tretë në mes të çiftit, mirëpo ajo sqaroi gjithçka me anë të një postimi në InstaStory, ku u shpreh se nuk ka thyer asnjë kod moral.
Duket se çifti i ndëmori hapat shpejt në lidhjen e tyre e pak kohë pas zyrtarizimit, Lediani u mirëprit në familjen e Elhaidës për festat e fundvitit.
Por duket se lidhja e tyre nuk është pritur me të njëjtin entuziazëm në familjen e balerinit, ose të paktën kjo është ajo që kuptuam nga nata finale e Dancing.
Në momentin kur Eno Popi prezanton familjarët e të dyve që ndodheshin në publik, nëna dhe vëllai i Ledianit dukeshin të tensionuar ndërkohë që balerini i bën thirrje nga skena të pushojnë.
Një tjetër detaj që ka bërë ndjekësit të mendojnë se familja e balerinit nuk është dakord për lidhjen e re është fakti që prindërit e të dyve janë ulur në largësi nga njëri-tjetri në publik.
Ndoshta shkak për këtë raport disi më të distancuar është pikërisht lidhja e mirë që familjarët e balerinit kanë pasur me ish-të fejuarën e tij, ose ndoshta ajo çfarë pamë në skenë është vetëm një episod i një marrëdhënie mes dy familjeve që sapo ka filluar.