Prania e Flori Mumajesit në edicionin e 61 të Festivalit të Këngës ishte dicka që u aludua pak ditë më parë, nisur nga deklaratat e Arbana Osmanit, që këtë vit moderon dhe drejton eventin, por edhe nga postimet e vetë artistit në rrjetet sociale, e mesa duket do të kemi vërtetë një performancë të tij në skenën e rëndësishme muzikore, si një surprizë në natën e tretë të “FIK”.
Kështu, pjesëmarrja e Mumajesit në Festival është konfirmuar ditën e sotme nga Drejtori Kreativ, Eraldo Rexho në një intervistë për “Ditë pas Dite” në RTSH, ku ndër të tjera ai ka zbuluar se në natën e tretë, që është konceptuar të jetë “Nata e Dueteve”, Flori do të ndajë skenën me Fifin, me këtë të fundit që prezantoi mbrëmjen e djeshme këngën pjesëmarrëse në edicionin e këtij viti.
Sipas Rexhos, në natën e tretë të eventit muzikor, do të kemi një rikthim të artistëve që kanë lënë gjurmë në Festival dhe që do të performojnë së bashku me artistët konkurues, teksa përvec Florit, një tjetër emër që ai ka bërë me dije se do ta shohim në skenë është edhe ai i Soni Malajt.
Pritet një mbrëmje plot me surpriza, si sonte kur është nata e dytë dhe ku do të prezantohen konkurentët e mbetur në Festival, si në natën e Tretë e më pas në finale, ndërsa arsyen përse Flori do të jetë në skenë pikërisht me Fifin, mund ta gjeni dike lexuar dedikimin që artisti bëri për këngëtaren, teksa ajo priste të këndonte mbrëmë.